Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, la të kuptohet sot se mund të pezullojë autonominë e rajonit verior rebel të Katolonias dhe të shpërndajë parlamentin e rajonit, një vendim që mund të bëhet shkas për trazira civile. Kjo është kriza më e rëndë politike që po përjeton Spanja që nga dështimi i grushtit të shtetit katër dekada më parë.


Kryeministri spanjoll, i cili kryeson qeverinë kombëtare të qendrës së djathtë i kërkoi sqarime separatistëve katalonas lidhur me njoftimin e djeshëm se kishin fituar të drejtën për të shpallur një shtet të pavarur, por po e pezullonin shpalljen, në pritje të negociatave me Madridin.


Kryeministri spanjoll Rajoy i kërkoi zyrtarisht udhëheqësit katalan Carles Puigdemont, të sqaronte në se ka deklaruar pavarësinë, duke thënë se kjo ishte e nevojshme para se qeveria spanjolle të vendoste për hapat e mëtejshëm që duhen marrë.


Në një kërcënim gati të hapur, kryeminsitri Rahoi, tha se sqarimi ishte i nevojshëm në mënyrë që ai të kishte mundësinë të ushtronte autoritetin për pezullimin e statusit gjysmë-autonom të krahinës së Katalonias. Kjo do ta çonte rajonin në varësinë e drejtpërdrejtë të Madridit, bazuar në nenin e 155 të kushtetutës së Spanjës.


11 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)