Transferimi i Neymar te Paris Saint Germain, me francezët që paguan 222 milionë euro për ta marrë nga Barcelona, shënoi një moment kthese në futbollin botëror. Një investim që tronditi konceptin për klauzolat e prishjes së kontratës pasi deri në verën e kaluar mendohej se disa shifra ishin të pamundura për tu paguar dhe më tepër kishin një vlerë simbolike.


Këtë e konfirmuan rinovimet e yjeve te Barcelona. Sipas kontratës së re, për Lionel Messin klubet e interesuara duhet të paguajnë 700 milionë euro. E megjithatë sulmuesi argjentinas renditet i treti, pasi klasifikimi special kryesohet nga dy sulmuesit e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, klauzola për prishjen e kontratës së të cilëve është në kuotën një miliard euro. Me 700 milionë euro, Messi barazoi dy lojtarë të tjerë të Los Blancos, Isco dhe Marco Asensio.


Klauzolë e çmendur ishte edhe ajo që Barcelona vendosi në rinovimin e kontratës me Gerard Pique. 500 milionë euro, shifër me të cilën mbrojtësi katalan pozicionohet në vendin e gjashtë, ku barazoi Gareth Bale e Luka Modrid në renditjen e klauzolave më të shtrenjta në botë. Bie në sy fakti se për të blerë emra si Iniesta, Luis Suarez, Busquets, Casemiro dhe Sergio Ramos nevojiten 200 milionë euro.


18 vendet e para të renditjes speciale dominohen nga Reali dhe Barcelona, duke konfirmuar se me shifrat astronimike Spanja dominon skenën europiane. Klauzolat për prishjen e kontratave kanë hyrë në modë edhe në Serinë A, aty ku mes lojtarëve më të shtrenjtë figuron edhe Elseid Hysaj. Ylli i Napolit dhe Kombëtares shqiptare është lojtari i gjashtë më i shtrenjtë i futbollit italian, me klauzolën 50 milionë euro, aq sa edhe Brozovi i Interit. Lojtari më i shtrenjtë i Serisë A është kapiteni zikaltër Mauro Icardi me 110 milionë euro, i ndjekur nga Belotti i Torinos me 100 milionë.


KLAUZOLAT                  FUTBOLL


LOJTARI                        KLUBI                  SHIFRA/


CRISTIANO RONALDO  REAL MADRID     1 MILIARD


KARIM BENZEMA         REAL MADRID     1 MILIARD


ISCO                               REAL MADRID     700 MILIONË


ASENSIO                       REAL MADRID     700 MILIONË


LIONEL MESSI               BARCELONA        700 MILIONË


GARETH BALE               REAL MADRID     500 MILIONË


LUKA MODRIC              REAL MADRID     500 MILIONË


SERGI ROBERTO           BARCELONA        500 MILIONË


GERARD PIQUÉ             BARCELONA        500 MILIONË


OUSMANE DEMBELÉ   BARCELONA        400 MILIONË


COUTINHO           BARCELONA        400 MILIONË


DANI CARVAJAL           REAL MADRID     350 MILIONË


TONI KROOS                 REAL MADRID     300 MILIONË


LUIS SUAREZ                 BARCELONA        200 MILIONË


ANDRES INIESTA          BARCELONA        200 MILIONË


SERGIO BUSQUETS      BARCELONA        200 MILIONË


CASEMIRO                     REAL MADRID     200 MILIONË


SERGIO RAMOS            REAL MADRID     200 MILIONË


KLAUZOLAT                  SERIA A


LOJTARI                        KLUBI                  SHIFRA/


MAURO ICARDI             INTER                   110 MILIONË


ANDREA BELOTTI         TORINO                100 MILIONË


PIOTR ZIELINSKI            NAPOLI                65 MILIONË


MARKO ROG                 NAPOLI                60 MILIONË


NIKOLA MAKSIMOVI NAPOLI                55 MILIONË


ELSEID HYSAJ                NAPOLI                50 MILIONË


MARCELO BROZOVI   INTER                   50 MILIONË


19 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)