Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e parë cerekfinale të Kupës së Mbretit me Vijareal. Në El Madrigal skuadra katalanase pati një ndeshje të vështirë, ku ia që u dallua ishte portieri Valdès sidomos gjatë 45 minutave të para.
Vijareal që mundi Barcelonën në ndeshjen e zhvilluar në tetor për Ligën Spanjolle 3-1, e rriti presionin tek porta e Valdès, por pa arritur dot të shënojë.
Në pjesën e dytë Rajkard bëri një ndryshim në skemën taktike të tij, pasi futi në lojë argjentinasin Lionel Messi. 20 vjecari luante me Vijareal ndeshjen e parë pas një dëmtimi të gjatë dhe prania e tij në fushë ndryshoi lojën e katalanasve, që filluan të sulmonin më shumë në portën e Vijareal.
Minutat në vazhdim u shoqëruan me sulme nga të dyja skuadrat, por asnjëra prej tyre nuk ishte në gjendje të zhbllokonte rezultatin 0-0, që qëndroi i tillë deri në fundin e takimit.
Në ndeshjet e tjera të Kupës së Mbretit Valencia arriti të fitojë kundër Atletiko Madrid në Mestaja me rezultatin e ngushtë 1-0. David Silva ishte autori i golit për të besuarit e Ronald Kuman, megjithatë kjo ndeshje mbetet e hapur dhe gjithcka do të zgjidhet në ndeshjen e javës së ardhshme në stadiumin Visende Kalderon në Madrid.
Në ndeshjet e tjera cerekfinale, Getafe, finalistja e vitit të kaluar, mundi Majorkën me rezultatin 1-0, ndërsa Rasing Santander mundi Atletiko Bilbao me rezultatin 2-0.
Burimi: