Qeveria e re spanjolle e drejtuar nga Pedro Sanchez, e cila është betuar në Madrid, thyen rekordin europian dhe botëror për prezencën e ministreve femra në ekzekutiv. Janë 11 nga 17, ekuivalent I 64.7%, të tilla. Rekordi i mëparshëm mbahej nga qeveria finlandeze e Matti Vanhen, i cili në 2007-ën ishte e përbërë nga 12 ministre femra nga 19 ministri.


Një tjetër precedent i rëndësishëm ishte ai i qeverisë së parë socialiste të Zapateros në 2004, e cila ishte qeveria e parë e barabartë në Spanjë, me numrin e ministreve dhe ministrave 50-50. Së fundmi shembuj të tjerë me qeveri të një maxhorance feërore i takojnë Francës, Suedisë, Kanadasë dhe Kosta Rikës.


Sipas analistëve, në Spanjë ka dhe një rrethanë të veçantë që favorizon një prezencë maxhoritare të grave në qeveritë e partisë socialiste PSOE dhe është numri konsistent i feministeve, tradicionalisht i fortë në grupin e drejtuesve të partisë. Falë kësaj, ashtu si Zapatero në 2004-ën, Sanchez nuk ka pasur shumë vështirësi në gjetjen e grave shumë të përgatitura për ti emëruar në role kryesore të qeverisë së tij, që nga ekonomia, financa, ambjenti, drejtësia, shëndetësia dhe arsimi.


Ndërkohë, pasi fitoi mocioni i votëbesimit kundër Mariano Rajoy në parlament, Sanchez premtoi një qeveri të barabartë mes grave dhe burrave, por në fund vendosi që ta tejkalojë atë.


7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)