Isabel Carrasco, presidente nga Partia konservatore e Popullit në Këshillin e Qarkut të Leonit, në veri të Spanjës, është qëlluar për vdekje gjatë së hënës, teksa ecte mbi një urë në qytetin Leon, bën të ditur policia spanjolle.
Ata thonë se kanë arrestuar një grua dhe vajzën e saj, si të dyshuara në lidhje me vrasjen e Carrasco-s, 58 vjeçe, e cila ishte zgjedhur si shefe administrative e provincës veriore, ndërkohë që partia e saj e qendrës së djathtë kryeson qeverinë kombëtare në Madrid.
“Jemi ende duke hetuar motivet e mundshme të vrasjes, por përjashtojmë atë të terrorizmit”, tha një burim i policisë. Ministria e Brendshme e Spanjës dyshon se akti mund të ketë prapavijën e një hakmarrjeje personale, raporton media spanjolle.
Partia Popullore e Spanjës, e cila është në mes të fushatës për zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian, pezulloi të gjitha organizimet që kishte planifikuar për të hënën dhe të martën, pas ngjarjes.