Një makinë ka përplasur me shpejtësi të madhe një grup kalimtarësh në një vend kalimi për këmbësorët në Saragozë, në Spanjë, duke plagosur të paktën 3 persona.


Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare, duke nënvizuar se në automjet ndodhej një burrë dhe një grua që u larguan në këmbë, për tu arrestuar më pas nga policia. Të plagosurit janë një burrë 45 vjeç dhe një çift të moshuarish.


Të dhënat e para të bëjnë të mendosh për një aksident rrugor, – thonë autoritetet, sipas asaj që raporton gazeta spanjolle el Mundo në versionin  saj online.


Mes të plagosurve, duket se 45-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihet gjendja e të moshuarve. Disa dëshmitarë kanë treguar se makina udhëtonte me një shpejtësi prej 60-70 km në orë dhe se është ngjitur në trotuar, duke kaluar mes tavolinave të një bari. Mjeti vazhdoi rrugën për rreth 200 metra para se të braktisej nga dy persona në bord.


Ky episod, vjen pak orë pasi 15 km larg Barcelonës, një komisariat policie u sulmua me thikë nga një algjerian, i cili më pas u ekzekutua për vdekje nga agjentët.




20 gusht 2018 (gazeta-shqip.com)