atletikoNdalen kryesuesit e La Liga-s Atletico Madrid është ndalur në një barazim pa gola në "Vicente Calderon" ndaj Sevilla-s.

Vendasit bënë të gjitha përpjekjet për të shënuar të paktën një gol në këtë ndeshje, por Sevilla është mbrojtur mirë dhe për rezultat ka arritur të marrë një pikë në një fushë të vështirë si ajo e Atletico-s.

Pas këtij barazimi Atletico ka përfunduar në vendin e dytë në renditje me 48 pikë, po aq sa Barcelona e vendit të parë, e cila ka një ndeshje më pak. Ndërsa Reali i Madridit, i cili do të luajë këtë mbrëmje ndaj Real Betis, ndodhet në kuotën e 43 pikëve, 5 më pak se kryesuesit./ TCh