Sektori publik në Spanjë do të zhvillojë nje protestë kundër reduktimit prej 5 % të pagës që do të hyjë në fuqi këtë muaj.

Shkurtimet janë pjesë e paketës së masave të qeverisë që ka si qëllim të ulë deficitin në buxhet, i shtuar nga dy vitet e recesionit.

Mbi 2.5 milionë spanjollë punojnë në sektorin publik. Sindikatat shpresojnë që qindra mijëra t’i bashkohen kësaj greve.

Në maj, kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero bëri publik reduktimin prej 5% në pagat e sektorit publik.

Më herët Bashkimi Europian tha se bisedimet për të vënë nën kontroll financat e shteteve të bllokut po ecin përpara.