Pas publikimit të lajmit se specializantët e QKUK-së do të bojkotojnë punën nga sot (e premte) nëse nuk u paguhet kujdestaria, ka reaguar Shërbimi Spitalor dhe Klinik i Kosovës (SHSKUK), raporton Indeksonline.




Sipas vendimit të siguruar nga Indeksonline të nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-ut, Curr Gjocaj, merret vesh se QKUK u ka siguruar specializantëve që kujdestarojnë do t’iu kompensohet sipas rregullores dhe kontratave të nënshkruara me Ministrinë e Shëndetësinë.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


“Drejtoria e Përgjithshme e SHSKUK-ut bazuar në kërkesën tuaj (02.03.2016) për çështjen e pagesës së kujdestarëve iu njofton se kontratat janë të lidhura me MSH dhe janë jashtëzakonisht të qarta. SHSKUK është e obliguar t’iu lejoj qasje të plotë në të gjitha hapësirat e SHSKUK-së për t’iu mundësuar kryerjen e edukimit specialistik nën përkujdesjen e metorëve klinik. Për çdo kujdestari (jashtë atyre) obligative do të kompensohen sipas rregullores për kujdestarinë. Për dijeni tuaj paraprakisht merret aprovimi nga drejtoria e klinikës me arsyeshmëri sepse ka nevojë angazhimi shtesë i specializimit mbi dy kujdestari obligative sipas kontratës”, thuhet në vendim.




Kujtojmë se sindikalistët dje kishin kërcënuar Ministrinë e Shëndetësisë se nëse deri të sot nuk ua paguan kujdestarinë për dy muajt e fundit kandidatëve për Specializim të ShSKUK, ata do të bojkotojnë punën deri në realizmin e kërkesave të tyre. /Indeksonline/ 


SSSA
ASS