Veprimi spektakolar që donte të bënte i ka dështuar që në nisje, por për fat të keq, Milad Mohammadi ka hyrë në histori gjatë ndeshjes së Botërorit, Iran-Spanjë.


Episodi komik aq edhe i “turpshëm” erdhi në fundin e takimit Spanjë-Iran, me Milad Mohammadi që bëri një veprim që do të mbahet mend gjatë nga të pranishmit në stadium. Në ekzekutimin e një rivënie anësore, sulmuesi 24 vjeçar tentoi të bëjë një hedhje topi të gjatë drejt sulmit duke bërë një lëvizje akrobatike, ku për fat të keq dështoi.




21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)