"FIFA është përfituesi kyç i Kampionatit Botëror, ajo del më mirë. Deri tani FIFA ka nxjerrë më shumë para sesa nga çdo organizim i botërorit në një vend tjetër. Prandaj pyetja e madhe që bëhet në Afrikën e Jugut është: Ku po shkojnë gjithë këto para dhe kush përfiton vërtet nga botërori? Me sa shohim, ata janë firmat e ndërtimit dhe FIFA me partnerët e saj."


Eddie Cottle mund të arrijë pikën e vlimit kur flitet për temën e botërorit 2010. Cottle është i ngarkuari për botërorin i grupit lobiist "Labour Research Service" me qëndrim të afërt me sindikatat dhe kritiku afrikanojugor më i ashpër i botërorit, por jo i vetmi.


Bildunterschrift:


15 miliardë rand, rreth 1,5 miliardë euro, do të lënë në vend 400.000 vizitorët e botërorit. Kjo shumë ka përballë kosto prej 1,7 miliardë eurosh vetëm për zgjerimin e infrastrukturës. Në fund taksapaguesi afrikanojugor do të duhet të paguaj rreth 33 miliardë rand shtesë, 3,3 miliardë euro. Këto janë afërsisht sa shuma që FIFA do të regjistrojë si fitim neto mbrëmjen e 11 korrikut, kur të përfundojë botërori më fitimprurës i të gjitha kohërave.


Tregtarët e vegjël u dëbuan


Nkosinathi Jigega është anëtar i organizatës joqeveritare "Street Vendors" në njërin nga qytetet e ndeshjeve, Port Elizabeth. Si të tjerë ai qe i detyruar të shikonte sesi FIFA me anë të politikës së saj pa komromis të të drejtave i detyroi tregtarët e vegjël tradicionalë që në favor të sponsorëve McDonald's dhe Coca Cola të largoheshin nga vendet e parkimit të stadiumeve.


Nga këto vende të financuara më parë nga taksapaguesit ata kishin furnizuar prej dekadash me shalle dhe kallinj misri të pjekura tifozët afrikanojugorë:"Slogani 'Kampionat Botëror afrikan' është vetëm një truk marketingu. Realiteti është ky që firmat evropiane dhe FIFA i marrin paratë në kurriz të shoqërisë afrikanojugore. Sepse gjithçka që shikoni tani në televizor e ka vënë në dispozicion qeveria afrikanojugore."


Bildunterschrift: Stadiumi Soccer City, Johanesburg


Firmat evropiane dhe FIFA


Kostove të drejtpërdrejta të botërorit u shtohen dëme kolaterale nga FIFA. Shumë afrikanojugorë bëjnë përgjegjës për çmimet tepër të larta në hoteleri dhe në fluturimet e brendshme gjithashtu "Blatter & Co". Kërkesa e brendshme në këta sektorë ka vuajtur shumë gjatë qershorit dhe korrikut, nga turistët Afrika e Jugut mbahet si vend udhëtimi i shtrenjtë, gjë që mendohet se do të ndihet tek numri i vizitorëve vitin e ardhshëm.


Për këto asrye që prej eliminimit të ekipit vendas, Bafana Bafana, në klubet e Afrikës së Jugut shtrohet vetëm pyetja se kush i paguan dëmet e shkaktuara nga të tjerët dhe nëse ia vlejti mundimi.


Gazetari hulumtues britanik Andrew Jennings ka shkruar një libër, që po shitet veçanërisht mirë këto ditë në Afrikën e Jugut. Ai përshkruan pazarllëqet e dyshimta të FIFA-s dhe quhet "Foul!". Sepp Blatter shpreson që pas botërorit të propozohet për çmimin Nobel. Të ishte për afrikanojugorët, ai dhe FIFA e kishin vendin në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.


Autor: Ludger Schadomsky/ Elert Ajazaj


Redaktoi: Aida Cama