Loret Sadiku mbetet në planet e Christian Panuccit për të ardhmen, pavarësisht se nuk pranoi të ishte pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e radhës. Trajneri italian tregoi në konferencën për shtyp se kishte patur një bisedë me mbrojtësin e Kasimpasas në Turqi, duke sqaruar edhe arsyen e refuzimit.


Sadikun e ftova pastaj me dërgoi një mesazh dhe folëm me njëri-tjetrin. Ai ishte i lumtur për grumbullimin, por më tha që kishte pasur probleme, nuk ishte 100%. Më kërkoi që të mos e grumbulloja. Edhe unë i thashë që të mos vijë nëse nuk është i gatshëm 100%. Ai është në plane për të ardhmen. Më pas ftova Kaçen, pasi edhe Ylber Ramadani kishte dëmtim.


Golat e Kaçes dhe Grezdës: Më vjen mirë që shënuan Grezda e Kaçe, pasi kanë gjetur motivim. Grezda është më mirë se një muaj më pare, ndërsa Kaçe shënoi në një ndeshje te rëndësishme


E merituam humbjen në ndeshjen e parë. Nuk luajtëm mirë, vuajtëm agresivitetin. Në shtëpi tonë do jetë ndryshe. Me Izraelin nuk morëm rezultatin që meritonim. Kemi pësuar 3 gola nga goditje standarde, për shkak të gabimeve tona. Më duket sikur po merrem me një skuadër të shurdhët. Duhet tiu përsëris shumë herë të njëjtën gjë. Është shumë e rëndësishme për ne ndeshja e radhës, për shkak të formulës së grupeve. Është shumë e rëndësishme që të shënojmë gol. Të vazhdojmë nivelin e lojës së nisëm me Izraelin. Kemi luajtur më mirë edhe se me fitoren ndaj Turqisë. Duhet të jemi më të egër dhe të shfrytëzojmë rastet.


12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)