Pas sulmit të Dortmundit, UEFA ka rritur masat e sigurisë përpara finales së Champions League që të do të mbahet të shtunën e 3 qershorit në stadiumin Millennium të Cardiffit.
Sipas ‘The Sun’, drejtuesit e Federatës Evropiane të Futbollit do ti kërkojnë autoriteteve në Uells të mbyllin çatinë e stadiumit, e cila përdoret zakonisht në rast të motit të keq.
Masat merren për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm ajror apo me dron.
Mbulesa e çeliktë e Millennium siguron një mbulim të plotë për 74,500 spektatorët që do të jenë të pranishëm në 3 qershor.
Për të garantuar sigurinë për ndeshjen më të madhe në kontinent, sipas ‘ The Sun’ janë angazhuar 150.000 persona, policë dhe steward të UEFA-s.
Pas sulmit terrorist të së martës në autobusin e Dortmundit para ndeshjes me Monaco-n, në gjithë botën siguria në stadiume është rritur ndjeshëm dhe tifozët po ndërgjegjësohen të kenë sa më kujdes para, gjatë dhe pas ndeshjeve.
Mbrojtësi Marc Bartra u desh të operohej në kyçin e dorës prej shpërthimit.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter