Parlamenti i Bavarise ishte institucioni i pare zyrtar qe vizitoi presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga ne Mynih. Jahjaga ndodhet per nje vizite triditore ne kryeqytetin e Shtetit te Lire te Bavarise per te marre pjese ne punimet e Konferences se Sigurise por ajo po e shfrytezon kete ngjarje per tiu prezantuar edhe disa politikaneve te Shtetit te Lire te Bavarise tradicionalisht te lidhur me Ballkanin. Njera syresh ishte Barbara Stamm kryetare e parlamentit te Bavarise te cilen Jahjaga e takoi te premten 3.2. paradite. Kristiansocialja 68 vjecare e njeh Kosoven qysh prej vitit 1999.



DW Zonja Stamm ne keto dite ne Bavari kane ardhur njerez te rendesishem nga e gjithe bota perse pikerisht e pritet presidenten e Kosoves



Barbara Stamm Ishte deshira e saj por edhe kureshtja ime per tu takuar me te keshtu qe une jam shume e lumtur qe pata rastin ta njihja personalisht.



DW Cili eshte kontributi qe mund te jape Bavaria per te pershpejtuar rrugen e  Kosoves drejt ketij integrimi



Stamm Ne duhet te renditemi ne marreveshjet qe behen ne kuader te bashkesise nderkombetare. Sigurisht qe do te jemi te pranishem do te ruajme kontaktet edhe ato ne nivel parlamentar por nuk jemi ne te vetmit qe mund te veme ne vije te ardhmen. Kjo varet nga zhvillimi i vete Kosoves e ajo ka nje rruge intensive perpara.



DW Nje nga deshirat me akute te popullsise se Kosoves eshte heqja e regjimit te vizave. Si e shihni ju kete perspektive



Stamm Ne duhet te mendojme edhe per brezin e ri. Zonja Presidente e beri te qarte se sa e re eshte popullsia. Te rinjte qe jane inteligjente deshirojne te arrijne dicka ata duan ta njohin boten dhe keto jane deshira te drejta. Por duhen pare edhe disa gjera te tjera si per shembull kriminaliteti e te ngjashme. Sidoqofte jam e bindur qe ne kete drejtim do te behen perparime. Se cila do te jete rrjedha kohore e tyre kete nuk mund ta them qe tani.



DW Ju angazhoheni edhe privatisht per Kosoven Per shembull koncerti i bamiresise se shoqates Nene Tereza per tu ardhur ne ndihme femijeve te semure nga zemra ne vitin 2010 u be nen ombrellen tuaj. fare ju lidh me Kosoven



Stamm Une kam qene mbas luftes ne Kosove me organizata humanitare dhe ne kemi ndihmuar per te ndertuar aty nje spital te shkaterruar. Ishte nje ndjenje e vecante te shihje se sa simpati qe gezonin ushtaret gjermane. Une ne ate kohe isha ministre e eshtjeve Sociale dhe kam qene pergjegjese per pranimin e refugjateve e kjo nuk ishte aq e thjeshte kishte shume dhe sidomos gra qe kishin perjetuar gjera te tmerrshme u ishin vrare bashkeshortet ose ishin ndare me force nga familjet. Keto jane perjetime qe kane lene gjurme deri me sot. Dhe sigurisht qe une jam e interesuar te degjoj tani pas shume vitesh se si ky vend po perpiqet te jape nje kontribut te vetin ne Evropen e Bashkuar dhe qe ne kete rruge duhet te plotesoje disa kushte sic e beri shume te qarte edhe zonja presidente. Por le ta leme menjane politiken e madhe. Pershtypja ime personale per te eshte se presidentja Jahjaga eshte nje ambasadore e mire e vendit te saj dhe se kete do ta shfrytezoje edhe ne Konferencen e Sigurise.



DW Ju pritet nje presidente qe eshte shume me e re ne moshe se ju por qe ashtu si ju ka nje post me pergjegjesi ne nje vend qe dominohet nga meshkujt. Cila do te ishte keshilla juaj per te si femer me pushtet



Stamm Me sa pata mundesine ta njihja brenda nje kohe kaq te shkurter ajo Jahjaga jo vetem qe ka shume sharme por ka edhe njohuri te shkelqyera e instinkt ne politike. Une gjykoj se ajo vertet qe i paraqet ceshtjet njerezisht por eshte edhe kembengulese. Dhe e tille duhet te mbetet.



Intervistoi Anila Shuka



Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora