Kompania e sherbimeve financiare Standard amp Poor e ka ulur edhe me tej vleresimin e kreditimit per Greqine duke e cuar ate ne territore te pavlefshme. Standard amp Poor thote se Greqia mesa duket do te falimentoje nga borxhet e shumta qe ka brenda vitit qe vjen.


Zhvleresimi diten e hene e bene Greqine shtetin me te padenje per kredi ne bote sipas listet se agjencise se vleresimit.


Thuajse nje vit pasi Athina mori nje ndihme financiare prej 150 miliard dollare Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar po punojne rreth nje pakete te dyte financiare per Greqine.


Kompania Standard amp Poor tha se ligjvenesit Evropian mesa duket do te vendosin per ristrukturimin e borxheve te Greqise permes shkembimit te letrave me vlere ose duke zgjatur maturimin e letrave me vlere nje levizje kjo qe do te ndaje peshen e krizes greke me sektorin privat.


Nga ana e saj Greqia tha se vleresimi i Standard amp Poor nuk mori parasyshe angazhimin e qeverise per te permbushur detyrimet e saj ne baze te kontratave si dhe vendosmerine e te gjithe grekeve per te mbetur pjese e eurozones prej 17 vendesh anetare.