Kryetari i Partise Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, si kreu i Shoqates per Anetaresim ne NATO, thekson se afera e korrupsionit nuk ndikon ne marrjen ose jo te fteses per anetaresimin e Shqiperise ne Samitin e Bukureshtit. Kreu i PBLD-se thekson se Kryeministri Berisha, ndoshta si veprim me te mire do te kishte zgjedhjen e njerit prej zv.ministrave si pasues te Mediut. Ne lidhje me zerat se ai mund te ishte pasues i Mediut, Starova sqaron se nuk pas pasur asnje sinjal politik per kete ceshtje.
Mendoni se doreheqja e Mediut, ngjarja e Gerdecit dhe akuzat per trafik armesh ne vend mund te ndikojne ne marrjen ose jo te fteses se NATO-s nga ana e Shqiperise?
Per mua, nuk mund te vendoset asnje lloj lidhjeje ne kuptimin negativ ndermjet asaj qe ndodhi ne Gerdec dhe marrjes se fteses per anetaresim ne NATO. Perkundrazi, teresia e te gjitha masave qeveritare ne pergjigje te emergjences qe u krijua ka qene argument shume i forte per funksionimin e duhur te institucioneve shteterore shqiptare, argument qe shkon ne te mire te marrjes se fteses per anetaresim ne NATO. Edhe kunderpergjigjja e menjehershme e Prokurorise per te hetuar e zbuluar shkaqet ligjore apo korruptive te ngjarjes se Gerdecit, foli qarte e publikisht per perkushtim te larte te shtetit shqiptar ne lufte kunder paligjshmerise e korrupsionit. Edhe perpara se te ndodhte kjo ngjarje e dhimbshme ne Gerdec, askush nuk mund te thoshte se ne Shqiperi nuk kishte me korrupsion dhe nevoje lufte kunder tij dhe kete e dinin edhe partneret tane nderkombetare. Ajo qe vleresohej prej tyre ka qene e eshte lufta me tolerance zero kunder korrupsionit. Prandaj, kjo ngjarje nuk ka asnje ndikim negativ ne ceshtjen e fteses per ne NATO.
A mendoni se eshte e udhes qe vendi i Mediut te zevendesohet prej nje nga zv/ministrat aktuale deri ne Samit, apo duhej zevendesim real i Mediut deri me 4 prill?
Mendoj se veprimi me i mire do te ishte emerimi i nje ministri te ri, qofte edhe duke perzgjedhur njerin prej te dy zv.ministrave te tanishem te Ministrise se Mbrojtjes.
Ju jeni dhe kryetari i Shoqates per Anetaresim ne NATO dhe nje nga emrat me te perfolur per te qene pasuesi i Mediut. A keni pasur sinjale politike per kete ceshtje dhe nese do t'ju propozonin te ishit pasues i Mediut, do te pranonit?
Perderisa nuk kam pasur asnje sinjal politik per kete post, komentet e tjera jane te teperta.
Eshte folur edhe per nje afere korruptive, qe lidhet me trafikun e armeve dhe e cila u zbulua si pasoje e tragjedise se Gerdecit. Si i shihni keto akuza?
Fakte te tille te dokumentuar si perfshirja e grave dhe e femijeve ne pune, mostrajnimi i tyre, mungesa e kontratave te sigurimeve shoqerore me punonjesit dhe fakte te tjere qe lidhen me llojin e municioneve qe lejohej te cmontoheshin sipas kontrates, flasin qarte per nje biznes korruptiv. Fjalen e fundit, perseri duhet ta thote Prokuroria.
Sa pergjegjesi mendoni se ka Mediu per tragjedine si minister i Mbrojtjes ne momentin kur ajo ndodhi?
Veprimet e bera nga ish-ministri Mediu, treguan per pergjegjshmeri e ndjeshmeri te larte morale ndaj asaj qe ndodhi dhe bashkepunim te plote me institucionin e akuzes. Ai dha doreheqjen e tani ka filluar bashkepunimin me Prokurorine, duke deklaruar disa here se eshte shume i interesuar per te zbuluar deri ne fund te verteten ne lidhje me shkaqet e ndodhise tragjike te Gerdecit.
Bisedoi: Fatjona Mejdini