Humbja e fundit e Vllaznise, largoi trajnerin e radhes. Agim Canaj, nuk eshte me trajner i ekipit te Vllaznise, pasi dha doreheqjen nje dite pas humbjes ne Durres. Perballe Teutes, Vllaznia pesoi humbjen me te thelle te sezonit. Ne ndeshjen e fundit te fazes se dyte, shkodranet jane detyruar te leshojne serish kreun e klasifikimit. Trajneri qe drejtoi ekipin nga fillimi i kampionatit, pas dy humbjeve radhazi, eshte larguar. Ne mesjave, ne ndeshjen e pare te cerekfinales se Kupes se Shqiperise, Dinamo fitoi 2-1 ne Shkoder, duke zbehur shpresat per te shenuar nje kualifikim te mundshem te kuqebluve. Por situata eshte perkeqesuar pas humbjes se fundit ne kampionat, ku shkodranet leshuan vendin e pare dhe rrezikojne madje edhe te dytin. Trajneri i Teutes, Sulejman Starova fitoi duelin me rivalin e Vllaznise, duke mbetur nje prej drejtuesve me jetegjate ne stolin e ekipeve tona. Starova i Teutes dhe Magani i Shkumbinit, jane te vetmin trajnere te Kategorise Superiore qe ende nuk jane shkarkuar ose larguar, nga ekipi i tyre i fillimit te sezonit.