Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian Stefan Fyle, në një intervistë për Top Channel, thekson përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e reformave dhe klimën e re pozitive pas paktit politik.



Zoti Fyle tha se katër prej prioriteteve janë përmbushur plotësisht, në dy ka mjaft progres dhe tani fokusi do të jetë përmbushja e kritereve të tjera.


Top Channel: Për të ndihmuar Shqipërinë, Komisioni ndërmori një qasje të re në mars me fokus tek reformat politike dhe parlamentare, një listë kriteresh minimale për të rekomanduar statusin kandidat. Por ju bëtë një rekomandim të kushtëzuar pasi kushtet e kësaj liste nuk u plotësuan në kohë .
StatusiEkonomia në fokusin e KEStatusi, PS e kënaqur
Rrugëtimi i gjatë drejt BE-së

Komisioneri për Zgjerim në KE, Stefan Fyle: Së pari dua të bëj të qartë që të mos ketë përshtypje se kemi të bëjmë me dy procese, pasi kemi vetëm një proces i cili nisi 2 vjet më parë me opinionin dhe rekomandimet tona dhe 12 prioriteteve kyçe që qendrojnë mes Shqipërisë dhe nisjes së bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Shqipëria dhënë rezultate të plota në katër prej tyre dhe mendoj që edhe në dy të tjera ka patur progres, e që me shpresë do të përmbushen së shpejti plotësisht. Fokusi tani do të jetë në ato procese që nuk janë plotësuar ende. Ne u përpoqëm që të ndihmojmë, jo vetëm autoritetet, por edhe opozitën që mendoj se solli një rezultat shumë të mirë, jo vetëm me marrëveshjen e nëntorit të kaluar që mundësoi një angazhim të ri për të punuar së bashku së pari për axhendën europiane.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në edicionin qendror informative në orën 19:30

Përgatiti: Ernest Bunguri