Komisioneri i Bashkimit Evropian per Zgjerimin Shtefan Fyle prezantoi opinionin per statusin kandidat per disa vende te Ballkanit perfshi edhe Shqiperine.

Fyle njoftoi se KE-ja miratoi nder te tjera opinionet per Shqiperine dhe Malin e Zi.

Ne nje konference per media komisioneri Fyle deklaroi se per Shqiperine eshte arritur ne perfundimin qe negociatat do te hapen sapo vendi te arrije nje nivel te kritereve te Kopenhagenit qe kerkojne stabilitet ne institucione qe kerkojne garantimin e demokracise dhe shtetit ligjor.

I bejme thirrje Shqiperise qe te vazhdoje me reformat e metejshme tha Fyle. Komisionieri deklaroi se kesaj here opinioni ishte me specifik dhe kerkoi qe politikanet shqiptare te te gjithe kaheve te tregojne pergjegjesi te njejte. Politikanet shqiptare duhet te zgjidhin krizen nese arrijne te dalin nga kriza dhe te permbushin kriteret mund te presin nje rekomandim pozitiv nga komisioni tha Fyle.

Komisioneri foli edhe per Kosoven duke vleresuar procesin e decentralizimit atje bashkepunimin e EULEX ndersa theksoi se sfida te medha politike mbeten per tu kaluar prej autoriteteve.