“NATO nuk dëshiron një Luftë të Ftohtë”, kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për të përditshmen gjermane Bild.
Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm vijnë para takimit të Këshillit NATO-Rusi, e cila mblidhet nesër, 19 dhjetor.
“Ky është sinjal për takimin e Këshillit NATO-Rusi të hënën: NATO nuk dëshiron ndonjë përshkallëzim, ajo nuk dëshiron një Luftë të Ftohtë”, tha Stoltenberg në intervistë.
Stoltenberg tha se NATO duhet të vazhdojë bisedimet me Rusinë.
Ambasadorët e NATO-s dhe diplomatët rusë pritet të diskutojnë situatën në Ukrainën lindore gjatë takimit të këshillit.
Marrëdhëniet NATO-Rusi janë përkeqësuar pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në mars të vitit 2014. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi pothuajse unanimisht për të shpallur aneksimin e paligjshëm.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter