Gjithçka e lehtë për Lazio, që kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë duke mposhtur 4-1 ndaj Novaran. Një kualifikim që u arrit pa shpenzuar shumë energji dhe që dha indikacione të rëndësishme për trajnerin Inzaghi për pjesën e dytë të Serisë A.


Një perlë e Luis Albertos, dygolëshi i Ciro Immobiles dhe finalizmi i bukur i Milinkovic-Savic e bënë të pavlefshëm penalltinë e shndërruar në gol në pjesën e dytë nga Eusepi.


Edhe pse parashikohej një kualifikim i lehtë për bardhekaltrit, Inzaghi aktivizoi titullar në portë Thomas Strakoshën, ndërsa Valon Berisha dhe Riza Durmishi u aktivizuan në pjesën e dytë.


12 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)