Shkodra dhe Lezha kanë zyrtarisht një plan gatishmërie për rastet e emergjencave të shkaktuara nga përmbytjet, kryesisht ato të ujëmbledhësit të Drinit. Ai u prezantua zyrtarisht përpara përfaqësuesve vendorë të këtyre rajoneve, nga drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile Shemsi Prençi.


Prençi: Kjo është një gatishmëri për ti dalë për zot punës gjithsecili për të reaguar në interes të mbrojtjes së jetës njerëzore.


Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani, duke e vlerësuar maksimalisht ketë plan, kërkoi qe te ndërhyhet edhe ne rregulloren e digave, pasi ka keqkuptime të mëdha. Për bashkinë, duhet parë me prioritet dhënia e lejeve të ndërtimit te hidrocentraleve ne basenin e Drinit, për te shmangur abuzimet.


Radovani: Ka shumë rëndësi në lidhjet që do të krijohet midis Korporatës, Qendrës së Emergjencave dhe pushtetit lokal dhe veçanërisht në komunikimin me hidrocentralin.


Gjuraj: Në lidhje me një tendencë që vazhdon në këshillat e baseneve për të vazhduar me miratu leje për ndërtimin e hidrocentraleve të reja.


Ujëmbledhësi i Drinit ka një sipërfaqe prej 14.173 km katror, ndaj masat parandaluese kane për qellim që të mbrojnë nga përmbytjet një popullsi mbi 200 mijë banorë.


Shkodra ka një përvojë të hidhur nga përmbytjet, ku më masive ishin ato të viteve 2010-2011 që përfshin mbi 14 mijë ha tokë.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter