Festivali artistik "K'tu Fest" tashmë është gati të fillojë edicionin e tretë të tij në qytetin e Strugës.

"K'tu fest" do të nisë nga data 24 dhe do të zgjasë deri më 29 korrik.

Ashtu si zakonisht, aktorë shqiptar edhe këtë vit do i prijnë këtij aktiviteti të madh që zhvillohet në qytetin e vogël por të mrekullueshëm të Strugës.

Autorët e këtij organizimi kulturor të mirëfillte, familja Poshka, respektivisht regjisorët Olsa dhe Xhelo Poshka theksojnë se për pesë ditë rresht struganët dhe gjithë mysafirët që do të qëndrojnë në këtë qytet gjatë kësaj periudhe do të jenë dëshmitarë të një ngjarje super të pasur kulturor.

"K'tu Fest" do të zhvillohet në ambientet e "Poshka teatër" ndërsa në të do të marrin pjesë edhe ikonat e artit shqiptar si Margarita Xhepa, Robert Ndrenika por edhe aktorë të ri të "Portokallisë" si Gazmend Paja, Romor Zalla, këngëtarë të njohur e të rijnë si dhe artistët e teatrit "Poshka".