Studentët e Ekonomikut dhe Juridikut e kanë kaluar mbrëmjen e së premtes në fakultet. Ata janë të vendosur në qëndrimin e tyre për realizimin e 8 pikave të paraqitura më herët qeverisë Rama.  Ndërsa mëngjesin e kësaj të shtune kanë pasur sërish incidente.


Studentët e Ekonomikut janë përplasur me rojet e sigurisë në derën kryesore të Universitetit. Ata janë shprehur se u kërcënuan nga rojet dhe se dera është kyçur për të mos u lejuar futja e studentëve të tjerë brenda.


Studentët e Ekonomikut dhe Juridikut qëndrojnë të ngujuar brenda ambienteve të universiteteve prej dy ditësh. Edhe studentet e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës e Urbanistikës janë ngujuar në fakultet. Mbrëmjen e djeshme ata patën përplasje me policinë private, ku u thyen xhamat e dyerve të Fakultetit dhe celularë të studentëve. Ata thanë për gazetën Shqip, se policia private po i detyron ata që të futen në grëve urie.


11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)