Studentet e Fakultetit te Mjekesise se Universitetit te Tiranes kane protestuar dje perpara dekanatit te tyre duke kerkuar largimin e menjehershem te dekanit Alfred Priftanji te cilit e akuzojne se ka shkaterruar fakultetin e tyre. Ata e akuzojne kunatin e ish-ministrit te Arsimit Genc Pollo gjate mandatit te te cilit u zgjodh edhe dekan mes shume debateve se nuk ka realizuar asnje premtim te bere.


Per gjithe kete katrahure ku ndodhet sot Fakulteti i Mjekesise bejme pergjegjes dekanin e fakultetit. Ne duam qe neser te jemi mjeke profesioniste dhe jo sharlatane me diplome sic po ndodh aktualisht. Na u kerkua te pranonim implementimin e Kartes se Bolonjes kur librat i kemi te viteve 1972. Nuk quhet fakultet ky ku pedagoget as nuk denjojne te vijne ne mesim - thane studentet.


I pyetur ne lidhje me problematiken e krijuar ne Fakultetin e Mjekesise drejtori i Politikave ne Ministrine e Shendetesise z. Pellumb Pipero u shpreh se duhet te gjenden zgjidhje brenda institucioneve te cilat jane solide duke kerkuar keshtu ndalimin e bojkotit te mesimit. Dekani i Fakultetit te Mjekesise z. Alfred Priftanji kunat i ish-ministrit te Arsimit Genc Pollo nuk ka reaguar ende.