Deputeti demokrat Luçiano Boçi është përzënë nga studentët e Fakultetit të Ekonomikut. Mësohet se Boçi ka shkuar atje për ti ofruar mbështetjen e tij dhe të opozitës për kauzën e tyre, por studentët nuk e kanë pranuar.


Unë jam në funksionin tim, u tha Boçi studentëve dhe policisë.


Mirëpo, studentët thanë se ata e zgjidhin vetë punën me policinë dhe nuk kanë nevojë për mbështetjen e tij.


Vazhdoni jashtë, na mirëkuptoni. Ju lutem vazhdoni jashtë. Me gjithë respektin që kemi për ju lutem largohuni, jemi ne opozita, i thanë studentët.






Studentet largojne deputetin e opozites Luciano Boci, nga FEUT!LARG NGA STUDENTET!


Gepostet von Universiteti.Info am Freitag, 11. Januar 2019



11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)