Luljeta Ndoka


Duket se pakenaqesite ndaj Ministrise se Arsimit jane shtuar dje, teksa dy grupe te ndryshme protestuesish jane bashkuar para godines se Ministrise se Arsimit, ne pritje per zgjidhjen e kerkesave te tyre. Grupi i pare ka qene nga Fakulteti i Historise dhe Filologjise, dega Gazetari. Ata jane mbledhur per te protestuar kunder modelit te diplomave qe priten t'u shperndahen atyre. Ndersa grupi i dyte ishte nga Fakulteti i Shkencave Sociale. Studentet e ketij fakulteti kane firmosur nja peticion drejtuar kreut te MASH, ku kane mbledhur rreth 1mije firma studentesh dhe pedagogesh.


Shkencat sociale


Studentet e Fakultetit te Shkencave Sociale kane protestuar dje para godines se Ministrise se Arsimit dhe Shkences, per nje sere kerkesash. Kerkesa e pare ka te beje me permiresimin e menjehershem te kushteve te mesimdhenies si dhe me fillimin e menjehershem te procedures se vleresimit, mbi gjendjen e godines se Fakultetit te Shkencave Sociale. Nga ana tjeter, studentet kane kercenuar se deri ne plotesim te ketyre kerkesave, ata jane te vendosur te refuzojne pagesen e tarifes se shkollimit per vitin akademik 2008-2009. "Deri tani kemi paguar tarifen e shkollimit per rrezikun e jetes sone ne ambientet e Fakultetit te Shkencave Sociale", jane shprehur studentet e ketij fakulteti. Me tej, pasi kane parashtruar kerkesat emergjente, studentet e Fakultetit te Shkencave Sociale kane bere me dije edhe kushtet ne te cilat bejne mesim ata. "Prej dy muajsh kryejme mesim ne kushte aspak normale. Jemi zhvendosur ne orar pas dreke, e cila e kalon edhe oren 21.00, nderkohe qe na eshte premtuar shume per ambiente te mira, qendra interneti, biblioteka on-line, e te tjera si keto", shprehen studentet ne peticionin, drejtuar Presidentit te Republikes Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha, ministrit te Arsimit Fatos Beja dhe dekanit te Fakultetit te Shkencave Sociale, Theodhori Karaj. Sikurse behet e ditur kane qene rreth 1 mije studente qe kane firmosur ne peticion, i cili eshte derguar edhe para dy javesh ne MASH, por ende pa asnje pergjigje.


Gazetaria


Edhe studentet e deges se Gazetarise kane protestuar para Ministrise se Arsimit, duke kerkuar diploma me dinjitoze. Keshtu, studentet e Gazetarise kane theksuar ne peticionin drejtuar Ministrise se Arsimit se, do te vazhdojne refuzimin e terheqjes se diplomes, derisa atyre t'u ofrohet "nje diplome e denje, ku ne permbajtjen e saj te perfshihen edhe kerkesat me minimale te nje studenti, i cili ka studiuar per tre vite rresht prane fakultetit te mesiperm". Keshtu, ata kane kerkuar vendosjen e titullit ne diplome dhe formulimin e sakte te saj. Nisur nga kjo, studentet protestues kerkuan pajisjen me diplome te rregullt, e cila te permbaje te gjithe elementet e nje diplome te mirefillte universitare si titullin, ne rastin konkret "Gazetar" emrin e fakultetit si dhe te jete ne forme kartoni, si diplomat e brezit te pare te Bolonjes ne Gazetari. "Kerkojme mirekuptimin tuaj per zgjidhjen e ketij problemi qe na rrezikon te ardhmen. Gjithashtu kerkojme te vihemi ne dijeni sa me shpejt, per hapat qe do te ndermarre Ministria. Ne rast te kundert, ne studentet e Gazetarise te solidarizuar edhe nga studentet e tjere, do te ndjekim hapat e tjera demokratik, deri ne zgjidhjen e ketij problemi", thuhet ne peticionin drejtuar Ministrise se Arsimit.


Ministria e Arsimit: Modeli i diplomes, si ai i shteteve evropiane


Lidhur me ceshtjen e modeleve te diplomes, qe coi ne protesten e studenteve te sapodiplomuar te Gazetarise, Ministria e Arsimit dhe e Shkences ka dhene sqarimet perkatese, duke argumentuar se pse nuk i ka tejkaluar kompetencat ligjore. Sipas zedheneses Ermelinda Muho, Neni 31, pika 4, e ligjit Nr. 9741, date 21 maj 2007, "Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise" thote " Permbajtja dhe forma e diplomes dhe e suplementit te diplomes, percaktohen nga senatet akademike, ne perputhje me udhezimet e MASH". Bazuar ne kete ligj, MASH ka nxjerre Udhezimin "Per permbajtjen dhe formen e diplomes te leshuar nga Institucionet e Arsimit te Larte (IAL)", ne te cilin saktesohen elementet e detyrueshem te permbajtjes dhe formes se diplomes, pra disa standarde shteterore, mbi bazen e te cilave senatet akademike, vendosin per modelin konkret te diplomes se vecante, te leshuar nga cdo IAL. "Gjithashtu bejme me dije se ky standardizim eshte ne perputhje me diplomat qe leshohen nga IAL-te brenda Zones Evropiane te Arsimit te Larte dhe me gjere. Sipas ligjit shqiptar dhe Marreveshjes se Bolonjes, emertimi i diplomes permban nivelin dhe fushen e studimit te kryer", thote Muho. Sipas saj, kjo forme e emertimit te diplomes sipas nivelit dhe fushes se studimit te kryer, krijon hapesira me te gjera punesimi per cdo te diplomuar ne tregun e punes, ne krahasim me modelin e meparshem me tituj profesionale. Krahas diplomes, cdo student pajiset edhe me suplementin e diplomes, i cili jep hollesi per programin dhe nivelin e studimit te kryer si dhe per mundesite konkrete te punesimit.