Studentët e Universitet të Durrësit kanë debatuar ashpër me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Një prej tyre e pyet se përse ka shkuar në Durrës dhe Lleshaj i thotë: Ju e caktoni se ku vij unë?


Incidenti i zbardhur nga gazeta Shqip mes Lleshajt dhe studentit


Studenti: Për çfarë keni ardhur këtu? Juve sju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë. Jeni një qeveri ilegjitime. Vini këtu dhe e marrim vesh një orë përpara që vjen ministri. Vini, a thua sikur është duke ardhur Kryetari i Shërbimit Sekret.


Lleshaj: Ju e caktoni se ku vij unë e ku svij unë?


Studenti: Nuk e caktoj unë. Ne duhet ta dimë


Lleshaj: Kush jeni ju?


Studenti: Urdhëro?


Lleshaj: Kush jeni ju?


Studenti: Unë jam Ndrec Mjedi, qytetari i këtij vendi, që ti më ke helmu mu. Je ministri i Brendshëm. Na ke helmuar me gaz.


Studentët në kor: Turp! Turp! Turp!….


Lleshaj: Nëse do të komunikosh, hajde komuniko…


Studenti: Kemi komunikuar aty në shesh dhe na dhatë lëndë kimike. Po sot çfarë do bëni. Na thoni… hë…? Do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj? Hë…


Pas kësaj Lleshaj largohet


Gazeta Shqip