Ai e parkoi makinën në Melburn Airport të Orlandos, në Florida. Kaloi mbi gardh dhe u ngjit i pa shqetësuar në kabinën e pilotimit të linjës ajrore amerikane American Airlines.


Protagonisti i çështjes është Nishal Sankat, një student 22 vjeçar me licencë pilotimi komercial, por jo të licencuar për të pilotuar linjat ajrore si Airbus 321, ku u përpoq të ulej. Për ta ndaluar atë, menduan  dy punonjës të aeroportit. Hetuesit po hetojnë për të kuptuar motivet e gjestit të të riut.


“Është e qartë se i riu kishte një plan,” tha zëdhënësi i aeroportit. Tani për tani, 22-vjeçari është arrestuar për “tentativë vjedhjeje në aeroplan”, por FBI-ja po heton për të kuptuar se çfarë e bëri atë të bënte një gjest të ngjashëm.


Nishal Sankat është student i Institutit të Teknologjisë në Florida, me shtetësi të dyfishtë të Trinidad Tobagos dhe Kanadasë, i kualifikuar për të pilotuar avionë komercialë. Sipas hetuesve, 22-vjeçari e parkoi makinën pranë aeroportit, pastaj u ngjit duke shkuar shpejt në aeroplan dhe më pas në kabinë. Lëvizjet e tij u vunë re nga dy teknikë tokësorë, të cilët u përballën me atë duke e detyruar ta nxjerrin jashtë, por sapo doli, i riu u përpoq të kthehej. Punëtorët e fiksuan dhe njoftuan një patrullë policie.


I riu nuk ka të dhëna kriminale, por ka shkelur dispozitat mbi vizën amerikane: pasi i kishte skaduar ajo që ai kishte në pasaportën e Trinidadit, ai u kthye në Florida duke përdorur pasaportën kanadeze. Sipas administratës së kolegjit të tij, ai duhej të diplomohej në vitin 2019 dhe asnjëherë nuk kishte lënë përshtypje për sjellje apo gjeste të dyshimta.


Policia kontrolloi shtëpinë e të riut dhe konfiskoi të gjitha pajisjet e tij elektronike. Autoritetet kanë thënë se për tani nuk ka prova se ka një motiv terrorist pas gjestit të djalit, ndonëse dyshimet mbeten.







21 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)