MASTERATPas protestave të studentëve qeveria është tërhequr nga vendimi për uljen e kuotave në master dhe për kriterin e mesatares. Në vendimet e mbledhjes së zhvilluar të mërkurën, Këshilli i Ministrave ka vendosur që kuotat të rriten nga 6.393 që ishin në vendimin e datës 15 tetor, në 7.223 kuota. Po ashtu, qeveria është tërhequr dhe nga kriteri i mesatares. Nëse në vendimin e datës 15 tetor thuhej se aplikantët duhet të kishin notë mesatare të studimeve të ciklit të parë më të lartë se nota gjashtë, si dhe notë mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme më të lartë se kjo notë, në vendimin e fundit Këshilli i Ministrave përcakton se përzgjedhja e tyre bëhet në bazë të kritereve të vendosura nga vetë institucionet arsimore publike. Kriteret kishin shkaktuar pakënaqësi tek studentët, të cilët në ditët e fundit zhvilluan protesta para fakulteteve të tyre, duke kërkuar ndryshimin e tyre.