Stuhia e mbrëmshme ka shkatuar probleme në përpunimin e trageteve edhe në portin e Vlorës. Dy tragete të linjës Brindizi-Vlorë janë ankoruar me vonesë. Në portin e Shëngjinit anijet e peshkimit pezulluan aktivitetin e tyre të peshkimit. 

VLORE-  Në portin e Vlorës moti i keq dhe era e fortë kanë shkaktuar vështirësi në përpunimin e trageteve, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotë. Sipas Drejtorisë së Policisë Kufitaree në qarkun e Vlorës reshja e shiut dhe era e fortë ka bërë që trageti i parë "Redstar" i linjës Brindizi-Vlorë të ankorohej me vonesë në portin e Vlorës. E njëjta situatë është krijuar edhe me tragetin e dytë "Aquadimos", i së njëjtës linjë". Drejtoria bëri të ditur se në mesditë situata në portin e Vlorës ishtë nën kontroll"
Në portin e Shëngjinit era e fortë dhe dallgët e fuqishme kanë bllokuar punën. Burime nga kapiteneria e portit pohojnë se asnjë anije apo traget nuk ka dalë sot në det të hapur, ndërkohë që është pezulluar edhe përpunimi i anijeve. Problemi më i madh sipas të njëjtave burimeve janë anijet e peshkimit të cilat rrezikojnë të fundosen, ndërsa kanë pezulluar aktivitetin e tyre të peshkimit.
(s.g/BalkanWeb)