Stuhia që ka rënë mbrëmë ka shkaktuar dëme të mëdha në Parkun Kombëtar të Divjakës.


Fotot e mbërritura në redaksinë e Ora News tregojnë pemët që kanë rënë në kabinat e plazhit duke i dëmtuar.


“Stuhia nisi mbrëmë rreth orës 23:00 – 24:00. Kanë ardhur vetëm punonjësit e zjarrfikëses dhe asnjeri tjetër nuk po bëhet i gjallë. Pemët na kanë zënë poshtë makinat. Janë dëmtuar rreth 15 kabina plazhi” na tregon një qytetare i cili ka shkuar me familjen në Divjakë për të kaluar pushimet.


Fatmirësisht nuk raportohen për të lënduar në njerëz.


OSHEE njofton se Divjaka nuk furnizohet me energji elektrike dhe se grupet e punës janë në terren. 


Ndërkohë në orën 10:05 kanë mbërritur dhe forcat e policisë. 


 


  


 


  


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter