Milano - David Suazo kërkon të rikthehet tek skuadra e Interit sezonin e ardhshëm. Këtë fakt e bën të ditur për mediat italiane menaxheri i sulmuesit. "Objektivi i tij është rikthimi tek skuadra e Interit sezonin e ardhshëm", thekson menaxheri.



Sulmuesi Suazo u dha në formë huazimi nga skuadra e Interit, duke u aktivizuar këtë sezon me Benfikën në Super Ligën portugeze.