Një hetim 7 vjeçar ndaj themeluesit të Wikileaks Julian Assange nga autoritetet hetimore në Suedi është mbyllur.


Pas kësaj, një kërkesë është dërguar në Gjykatën e Qarkut të Stokholmit për të revokuar mandatin e arrestit ndaj Assange. Z. Assange, 45 vjeç, ka jetuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, duke u përpjekur të shmangë ekstradimin, ndërsa akuzohej për përdhunim. 


Ai kishte frikë se do të ekstradohej në SHBA nëse do të dërgohej në Suedi. Ai mund të përballet me gjyq në SHBA për zbulimin e qindra mijëra dokumente të fshehta ushtarake dhe diplomatike amerikane.


Shërbimi Policor Metropolitan (MPS) në Londër tha pas njoftimit të lajmeve se ishte i detyruar të arrestonte zotin Assange me akuzën më të vogël për dështimin e dorëzimit në një gjykatë, nëse ai largohej nga ambasada e Ekuadorit.


Avokati suedez i Assange, Per Samuelson, tha se vendimi i prokurorit të premten ishte “një fitore e plotë” për klientin e tij.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter