Vetëm 24 orë pasi kryeministri Berisha plotësoi kabinetin e tij qeveritar, me emërimin e dy ministrave të rinj, deputeti demokrat Dashamir Sula hedh idenë e ndryshimeve të tjera në qeveri.

 


Sipas Sulës, kabineti qeveritar duhet rifreskuar duke iu dhënë hapësirë veçanërisht deputetëve, të cilët patën një perfomancë të mirë gjatë fushatës zgjedhore. Ndërkohë, lidhur me kërkesën e opozitës për reformën kushtetuese, Sula thotë se kjo reformë nuk mund të bëhet vetëm për interesa politike.

 


Deputeti demokrat, lëshoi edhe një herë apel që opozita të bashkëpunojë për reformën zgjedhore.