Deputeti demokrat, Dashnor Sula, kerkon ndryshimin e Kodit Penal per te ndeshkuar shitjet e ndeshjeve qe luhen ne vend. Nga foltorja e Kuvendit, Sula sugjeroi dje shtimin e nje neni te posacem ne Kodin Penal per te ndeshkuar shitjet e ndeshjeve te Kombetares shqiptare. Kete ndryshim Sula e kerkoi pas ndeshjes finale mes Vllaznise dhe Tiranes, ku skuadra e fundit u mund ne Shkoder dhe Vllaznia fitoi Kupen. Duke aluduar per shitje te ndeshjes, Sula permendi dhe hartimin e nje projektligji te ri per sportin per te parandaluar situata te tilla, apo shitje te ndeshjeve. Ai kerkoi nga Kuvendi qe te miratohen sa me shpejt masa te tilla ligjore, pa perjashtuar mundesine qe t'i ndermarre edhe personalisht si deputet. Sipas tij, ne projektligjin per sportin, duhet te percaktohen dhe privilegjet per futbollistet.