Kandidatura njihet si nje nga mbeshtetesit e Presidentit
Deputeti demokrat Tryeza per reformen ne drejtesi show mediatik



Shtohen radhet e demokrateve kunder kandidatures se propozuar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi per te kryesuar Kontrollin e Larte te Shtetit. Pas deklarates se hapur te deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj i cili e quajti Sali Shehun si sekserin e Presidentit nje tjeter ligjvenes i selise blu del kunder. Dashnor Sula e cileson emrin e dekretuar si te nxituar per shkak te njohjes se tij si mbeshtetes i Topit. Sula reagon edhe per nismen e socialisteve per nje tryeze lidhur me reformen ne drejtesi duke e cilesuar ate si nje show mediatik.


Kreu i KLSH-se


Dekreti i Presidentit Topi eshte nje vendim i nxituar - ka deklaruar deputeti Sula lidhur me kandidaturen e Presidentit per kreun e KLSH-se. Sipas tij ka munguar konsultimi dhe per me teper nuk plotesohen kushtet e percaktuara ne ligj per kete kandidature. Sula paralajmeron keshtu nje bllokim te mundshem te rruges se Sali Shehut drejt KLSH-se nga mazhoranca parlamentare e cila ndryshe nga sa pritej nuk eshte konsultuar paraprakisht aspak nga kreu i shtetit per kandidaturen e nje institucioni te rendesishem kushtetues. Sula thote se kandidatura e Sali Shehut per kreun e KLSH-se eshte e dyshimte edhe per nje fakt tjeter se ai njihet si nje i aferm i Presidentit Topi dhe deklarata merr me shume nota shqetesuese per propozimin e kreut te shtetit kur kritika vjen nga nje figure qe dikur njihej si mbeshtetes i Presidentit. Ndersa pak dite me pare nje tjeter demokrat Enkelejd Alibeaj doli kunder ketij dekreti. Per rastin konkret po ju pyes more si e perzgjodhi Presidenti emrin perkates cfare procesi konsultimesh ndoqi A mos ka ndjekur thjesht dhe vetem kritere te klientelizmit miqesise e simpatise se vet E sigurt eshte se nuk ka pasur nje proces konsultimi e transparent perzgjedhjeje. Pra deklarimi paraprakisht i vlerave qe do kerkonte tek kandidatura qe do te propozonte. Thjesht na doli nje emer perkates. Mjafton kjo pjese ky fragment i vogel pra qe sjemi per lidhjet miqesore qe presidenti ka me zotin Shehu... - ka deklaruar deputeti i PD-se. Alibeaj konstatoi se i ka kushtuar edhe si ish-minister i Drejtesise vemendje te vecante pushtetit gjyqesor. Sipas tij ceshtja qe ka lidhje me promovimin e gjyqtareve eshte nder pjeset me te zeza qe sistemi gjyqesor ka pasur gjate Presidences Topi. Gjyqtare te promovuar ne baze paraje korrupsioni. Nje prej personave qe ishte ndermjetesi ne kete mes ishte propozimi i zotit Topi per postin e KLSH-se - eshte shprehur Alibeaj.


Reforma ne drejtesi


Deputeti Sula komentoi edhe nismen e dy diteve me pare te opozites per te mbledhur nje tryeze per reformen ne drejtuesit duke e cilesuar ate si nje show televiziv ndersa kujtoi se eshte e njejta force politike e cila nuk voton prej 3 vjetesh ligjin e gjykates administrative aq te domosdoshme per biznesin. Dy dite me pare PS mblodhi nje tryeze per reformen ne drejtesi ku ftoi edhe Kryeministri Sali Berisha Kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe kreun e Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali por asnjeri prej tyre nuk ishte i pranishem ne tryeze. Perfaqesuesi i vetem i mazhorances ne kete takim ishte deputeti i LSI-se Lefter Koka.