Katër oficerë të policisë dhe tre civilë mbetën të vrarë nga shpërthimi i një makine bombë në pjesën juglindore të Turqisë.


Zyrtarët kanë raportuar se shpërthimi i sotëm ka ndodhur sot rreth orës 13:30 jashtë ndërtesës së policisë në një rrugë të ngarkuar në provincën Dijarbakir, e cila ishte arenë e përleshjeve mes forcave të sigurisë dhe militantëve kurdë, prej korrikut të vitit 2015, kur u shkatërrua armëpushimi.


Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur të paktën 25 persona të tjerëm, përfshirë tetë policë.


Megjithse zyrtarët i fajësojnë militantët kurdë për këtë sulm, deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.


Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave, që prej momentit kur është shkelur armëpushimi, janë vrarë 1.856 pjesëtarë të sigurisë, militantë kurdë dhe civilë.



1 2 3 4 5


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter