Rudina Hajdari sqaroi ditën e djeshme opinion publik për vendimin e saj lidhur me mosdorëzimin e mandatit të deputetes, duke theksuar se do të mbetet në Parlament dhe se nuk mund të marrë pjesë në një aksion opozitar me LSI, që ka vjedhur vota.


Pas deklaratës së vajzës së Azem Hajdarit për Zërin e Amerikës nga PD reagoi Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili tha se Rudina Hajdari nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH.


Vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton! Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike, u shpreh Bardhi.


E teksa, Rudina mori mesazhe përshëndetëse për vendimin nga kreu i Grupit të PS, Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, edhe ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi që veproi njëjtë si ajo e ka mbështetur të bijën e heroit të demokracisë.


Duke sulmuar ish-kolegët e tij në PD, deputeti i Lushnjës ka marrë në mbrojtje Hajdarin duke thënë se ajo peshon 100 fish më shumë se gjithë anëtarët e PD.


Murrizi gjithashtu ka shpërthyer ndaj anëtarëve dhe drejtueseve të PD-së me akuza të ashpra, duke i quajtur ata bijtë e spiunëve.


POSTIMI I MYSLIM MURRIZIT:


Gaz Bardhi paska thënë se: RUDINA HAJDARI nuk përfaqëson PD e Gazit??


Po Ti Gazi çfarë përfaqëson ne fakt??? Kur je bere anëtar partie Ti Gaz??


Prej 15 vitesh qe ke mbushur moshën 18 vjeç Gaz, a ke mare pjese ne ndonjë mbledhje seksioni, grupseksioni, kryesi dege, komision votimi, komision numërimi, fushate elektorale lokale apo qendrore???? Ne vitin 2004 meqenëse ke qene student Gazi a ke mare pjese ne ndonjë proteste te PD??? Kush është kontributi Yt Gaz dhe karriera Jote qe te katapultuan numrin 2 te PDSH??


Pse ke mbajt çantën e një ministri apo pse ishe 3 muaj ministër i një qeverie leshi me pazare qe bien ere edhe sot??? Po Seiti çfarë përfaqëson Gazi??


Po Eno, Bardhi, Beno, Çimi, Ivi, Dhurata, Endri, Orjola, Tomi, Oerti e kompani , çfarë kontributi kane ne këto 29 vjet qe ekziston PD???  Po këto a di gjë Ti Gazi te kenë qene ne një seksion, grupseksion, kryesi, komision votimi apo numërimi, fushate lokale apo qendrore derisa ju lexoj emrat Basha si deputet e me pas i emëroi antare kryesie??? Po e gjithë kjo tufe çfarë përfaqëson Gazi??


Po Basha çfarë përfaqësonte ne vitin 2005 kur erdhi deputet e ministër pa ditur se çfarë ngjyre kishte dokumenti i PD?? Po Majlinda Gazi, Aldo? Arenca, Edi Halimi, Bojaxhiu, Andi Beli, Benet Beci e plot hajdut administrate çfarë kontributi kishin ne PD para se te bëheshin ministra e me pas milioner Gazi???


Po RUDINA HAJDARI përfaqëson dhe peshon njëqind fishin e te gjithë kopesë Tuaj qe lehni me shpirt maceje e me smire dreqi o Gaze!!


RUDINA HAJDARI është e BIJA E AZEM HAJDARIT


UDHEHEQESI I LEVIZJES STUDENTORE QE SOLLI PLURALIZMIN


KRYETARIT TE PARE TE PD QE KURRE NUK U GRADUA NJE HERE TE VETME DERISA E PUSHKATUAN NE DERE TE PD,


QE KURRE NUK FITOI SI E GJITHE LUKUNIA QE KA QENDRUAR dhe qendron si rriqen e shushunje ne kurriz te VUAJTJEVE DHE SAKRIFICES SE MINJERA DEMOKRATEVE qe kurre nuk kane gezuar nga pushteti i PD


SEPSE NUK I KENI LENE JU DHE PJELLA HIBRIDE KOMUNISTE QE KA VJELUR PUSHTETIN E DJERSES SE TYRE.


Po Ju Gazi dhe e gjithe tufa e mender kryesisë te bijtë e kujt baballarëve jeni???


Kush është kontributi dhe sakrifica e prindërve Tuaj për PD??


Po një pjese jo e vogël aty, i kane prindër qe kullojnë gjak Shqiptaresh nga duart dhe nxijnë ne shpirt nga urrejtja për armiq te partisë more sharlatan politik??


PD është me letra parti e qendrës se djathte dhe ka lindur si parti anti komuniste


Filozofia e SAJ duhet te jete: BESIMI NE ZOT, FAMILJE E FORTE, ATDHEU DHE PRONA


Ju çfarë komponenti te kësaj filozofie plotësoni Gazi??


Po shumica dërrmuese e 30 anëtareve te kryesisë ku e gjejnë veten disi te plotësuar Gazi?


Ju ne ZOT nuk besoni se jeni pjelle spiunesh e ateistësh


Per familjen e forte as qe behet fjale Gazi,se nje pjese kane ndare nenat e feminjeve dhe kane mare sekretaret, nje pjese kane kembyer mes njeri tjetrit dashnoret, nje pjese tjeter e sheh ndryshe nga çfare e ka krijuar ZOTI FAMILJEN


PER ATDHE AS QE BEHET FJALE, se bindjet gjenetike Tuajat i perkasin interrnacionalizmit


Prone dhe pasurine e doni por e fshihni se e keni te vjedhur si dreqi e per tu mbuluar si struci shani te gjithe ata qe kane prone e pasuri si OLIGARKE


PRANDAJ


mbylleni gojen se ju bie ere sa here qe flisni se kalbesira ju buron nga shpirti


Boll me Gazi dhe ju gazeshkat duke na bere gjygje publike e duke shpallur pretenca per çdo INDIVID qe nuk ngjan me rracen TUAJ MUTANTE E RUDIMENTARE te RRACES NJERZORE.