Një 24-vjeçar me origjinë japoneze është qëlluar me thikë për vdekje në një rrugë të Dundalkut në Irlandën perëndimore dhe dy persona të tjerë kanë marrë plagë teksa u qëlluan me një shufër hekuri nga një i ri, i cili më pas u arrestua.


Sipas BBC-së, autori dyshohet se është një 18-vjeçar me origjinë egjiptiane, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë për ndonjë sulm të mundshëm terrorist. Autoritetet lokale nuk e kanë sqaruar akoma ngjarjen dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.


Sipas mediave irlandeze, viktima është një student i Institutit të Teknologjisë në Dundalk.


3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)