Parlamenti ne republiken ruse te Cecenise ka rene pre e nje sulmi gjate mengjesit te sotem nje sulm qe ka lene pas te pakten gjashte te vdekur. Ne kryeqytetin Grozny ende rrethanat e sulmit dhe numri i viktimave mbeten te pasqaruara plotesisht mirepo agjencite e lajmeve thone se parlamenti u sulmua nga persona te armatosur tre prej te cileve jane vrare ndersa dy te tjere mendohet se kane hedhur veten ne ere ne sulme vetvrasese.





Nje agjensi ruse citon presidentin Ramzan Kadyrov te kete thene se
operacioni kunder militanteve ka perfunduar edhe ata jane vrare te
gjithe.



Militantet goditen rreth ores 9 te mengjesit duke sulmuar rojet e
parlamentit. Me tej ne nje operacion 20 minutesh forcat e sigurise kane
eleminuar militantet dhe kane liruar deputetet dhe stafin teknik qe
ndodhej brenda nderteses. Ai ka shtuar se asnje nga anetaret e
parlamentit nuk eshte plagosur.



Mediat ruse njoftojne per 10 te plagosur gjate sulmit. Kremlini ka
deklaruar fitore ne betejen e vet ndaj separatisteve cecene mirepo
analisttet vazhdojne te thone se shkembimet e vazhdueshme te zjarrit dhe
vendosja e bombave tregojne se Moska ka deshtuar te mposhte
kryengritjen.