Në Kajro është shpallur gjendja e jashtezakonshme pas dy shpërthimeve që kanë pasur si objektiv forcat e sigurisë në vend. Shpërthimi i parë ka ndodhur në qendër, shumë i fuqishëm dhe ka shkaktuar 5 viktima, si dhe me dhjetëra të plagosur. Ndërtesa që ka qenë objektiv i sulmeve kamikaze ka pësuar dëme të shumta materiale por edhe disa ndërtesa të tjera aty pranë. Shpërthimi është shkaktuar nga përplasja e një automjeti të mbushur me eksploziv. Një shpërthim i dytë vetëm pak minuta më vonë në selinë e policisë në distriktin e Gizës ka shkaktuar 15 të plagosur të tjerë.