Dy trupa te tjere te pajete ne radhet e civileve jane gjetur ne ishullin Jon Piong ne Korene e Jugut qe ka gjasa te jene viktima te sulmeve me predha te korese se veriut ben te ditur zyrtaret.
Disa ore pasi artileria e Korese se Veriut sulmoi Korene e Jugut presidenti i kesaj te fundit tha se duhet nje reagim i forte apo nje shpagim i forte per te ndaluar dhe frenuar nxitjen e Piong Jangut nderkaq diplomatet nderkombetare kane apeluar urgjentisht per vete kontroll te Korese se Veriut.
Provokimi kete here mund te cilesohet sai pushtim ne territorin e Korese se Jugut- tha Presidenti Lee Myung-Bak. Nderkaq reagoi edhe Koreja e Veriut e cila e pershkroi shkembimin e zjarrit te artilerise se saj me Seulin te marten si nje pergjigje ndaj provokimeve te pamatura ushtarake te Korese se Jugut. Per Shtetet e Bashkuara sulmi i Korese se Veriut ndaj Korese se Jugut eshte nje shkelje e hapur e armepushimit mes dy vendeve te arritur ne viti 1953. Sipas Pentagonit Uashingtoni dhe Seuli do te punojne bashkerisht per ti dhene nje pergjigje te koordinuar Penianit.
Ky ishte thelbi i bisedes mes kreut te Pentagonit Robert Gates dhe homologut te tij koreano-jugor Kim Tae-Young. Presidenti amerikan Barak Obama shprehu edhe njehere mbeshtetjen e pakufizuar ndaj Korese se Jugut pas sulmeve te Korese se Veriut. Me ane te nje komunikate per shtyp pas mbledhejs se Komitetit te Sigurise Shtepia e Bardhe vlereson se e gjithe administrata Obama eshte e angazhuar ne gjetjen e nje rruge per sigurimin e nje paqeje te perhershme ne Gadishullin Korean.
Obama shkruan ne komunikaten per shtyp se do te vazhdoje mbeshtetja e forte ndaj Seulit dhe se SHBA do te koordinoje punen me autoritetet e Korese se Jugut per tu perballur me situaten. Obama riafirmoi angazhimin e vendit te tij per te mbrojtur Korene e Jugut gjate nje bisede telefonike me presidentin koreanojugor Li Myung Bak dhe eshte zotuar se do te punoje edhe me vendet e tjera per te denuar ashper sulmin vdekjeprures me artileri qe Koreja e Veriut ndermori ndaj nje ishulli te Korese se Jugut.
Ne nje njoftim te shperndare mbreme ne Uashington Shtepia e Bardhe ben me dije se dy presidentet rane gjithashtu dakort qe te zhvillojne stervitje te kombinuara ushtarake dhe te zgjerojne trajnimet per te treguar forcen e aleances se tyre.Sulmi i cili u krye teksa forcat e Korese se Veriut po zhvillonin nje stervitje ushtarake ne ishullin qe eshte 12 kilometra larg bregdetit te Korese se Veriut shkaktoi nje shkembim te zjarrit te artilerive cka ishte ballafaqimi me dramatik mes dy paleve qe nga mbyllja e luftes koreane ne vitin 1953.Korea e Veriut bombardoi ishullin Jonpiong duke vrare dy marinare koreanojugore dhe plagosur 18 persona perfshi tre civile.
emsp