Pas reagimit të ashpër që kryeministri Edi Rama bëri kundër Zërit të Amerikës në lidhje me publikimin e përgjimeve të ish-drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko, kreu i opozitës shprehet se ky është një akti i turpshëm. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha thotë se Rama është një person i degraduar që sulmon këdo për të mbrojtur paratë dhe pushtetin.


Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!, shkruan Basha në Tëitter.


Më herët Rama u shpreh se  erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë logjesh telefonike, referuar kështu publikimit  të dosjes së përgjimeve ndaj Çukos.


14 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)