Policia spanjolle ka identifikuar personin që ka marrë me qira furgonin-vrasës në Barcelonë, ku deri tani kanë humbur jetën 13 persona.


Sipas mediave vendase dyshohet se autori i këtij akti të rëndë që shkaktoi viktima dhe të plagosur është personi i identifikuar me emrin Driss Oukabir.


Njoftohet se drejtuesi i mjetit është larguar në këmbë pasi përplasi dhjetëra këmbësorë, ndërsa raporte të tjera thonë se dy persona të armatosur, dyshohet autorët e sulmit me furgon, kanë hyrë në një restorant turk pranë La Rambla pas ngjarjes së mëparshme.


Pas sulmit në vendin e ngjarjes u gjet një pasaportë spanjolle e cila i përkiste një shtetasi mysliman 1 metër e 70 centimetra i gjatë i veshur me të bardha. Furgoni me të cilin u krye sulmi ishte marrë me qera në Santa Perpetua de la Mogata.


17 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)