Është sulmuar profesori i Akademisë ë Arteve, Misbah Kaqamaku. Ngjarja ka ndodhur sot përderisa profesori po shkonte në punë.


“Sot duke shkuar në punë jam sulmuar nga një person dhe kur jam kthyer për të shikuar kush është ai kishte ikur, nuk e di kush ka qenë dhe për çfarë arsye e ka bërë këtë sulm”, tha profesori për KlanKosova.


Nga sulmet e këtij personi, Kaqamaku mori ndihmë në emergjencë sepse kishe marrë lëndime në fytyrë.


Edhe dekani i Fakultetit të Arteve, Adem Rusinovi e dënon ashpër këtë sulm. Ai është i befasuar me këtë sulm ndaj këktij profesori për të cilin nuk ka marrë asnjëherë ndonjë ankesë.


Profesori Kaqamaku bashkë me ndihmën e Policisë së Kosovës thotë se do të vazhdojë të kërkojë sulmuesin dhe arsyet e tij për këtë sulm. /Indeksonline/