Hamit Gurguri


Malme 17 Shkurt 2011 NOA/ Ramadan Seitaj 8211 Ne hyrje te nderteses ku banon ne Gislaved te Suedise eshte sulmuar sot fizikisht shkrimtari Hamit Gurguri.


Ai u sulmua me thike nga nje grup per te cilet Hamiti mendon se ishin serbe. Njeri nga sulmuesit qe kishte shenjen e policise e sulmoi me thike.


Gjate kacafytjes Hamiti mori plage te lehta ne faqen e djathte dhe ne sy por pa pasoja te renda. Sulmuesit iu drejtuan ne serbisht republiken nen shqiptare dhe librat e ndyta qe po i shkruan kunder popullit serb.


Rasti eshte lajmeruar ne polici e cila ka dalur ne vendin e ngjarjes ka mbledhur te dhenat dhe eshte ne procedure te zbardhjes.


Shkrimtari Hamit Gurguri sic thekson eshte kercenuar edhe shume here te tjera gjate punes dhe veprimtarise se tij ne Enkping. Ato ishin kercenime me telefon apo sharje verbale.


Por ne qytetin Gislaved ai ishte sulmuar edhe me 31 tetor te vitit te kaluar. Me ate rast iu pat marre nje kompjuter i dores kurse rastin ne fjale policia e pati vleresuar si plackitje.


Hamit Gurguri i cili jeton dhe krijon ne Suedi deri tash ka botuar tri romane ne gjuhen suedeze 15 ne gjuhen shqipe dhe nga nje ne gjuhen kroate e serbe. Ky autor po ashtu merret edhe me perkthime nga suedishtja ne shqip.


Keto sulme dhe kercenime ai e merr seriozisht por nuk duket i brengosur teksa flet per bashkepunetorin e agjencise NOA Nuk e di ke e kam hidheruar dhe pse me librat e mia por kush i frikesohet pendes se nje shkrimtari eshte nje i mjere. Edhe mund te me likuidojne por jo te me frikesojne. Une gati e kam te rrumbullakesuar krijimtarine time. Me sulmin e sotem deshten te ma prishin atmosferen e festes se Dites se Pavaresise se Kosoves 8211 tha Hamiti.


Lajme te ngjashmeSuedi nisin manifestimet per Diten e Pavaresise


LidhjeEnkping Gislaved Hamit Gurguri Malme Ramadan Seitaj Suedi