Policia spanjolle ka shoqëruar mbrëmë tre lojtarë të Bayern Munich, sepse kishin mësyrë dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve, ku ndodhej Viktor Kassai.


Polemikat, që shoqëruan fitoren dhe kualifikimin e Real Madridit kundër Bayern Munich, në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, e rritën maksimalisht tensionin edhe në dhomat e zhveshjes, në Santiago Bernabeu.


Lojtarët bavarezë përfunduan duke protestuar edhe te dhoma e arbitrave, ku gjendej Viktor Kassai.


Mësohet se Thiago, Lewandowski dhe Vidal po protestonin tek dhoma e arbitrave pasi ndeshja përfundoi, ndërkohë që policia ka ndërhyrë, duke parë fyerjet dhe britmat e lojtarëve të Ancelottit