Manaj mund të përfundojë larg kampionatit italian në sezonin e ardhshëm.


Shqiptari ndërkombetar do te jepet me huazim nga Interi, sepse te ekipi i Mancinit ai nuk ku nuk gjen dot hapësirat e duhura.


Informacionet e fundit qe vijne nga e përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport”, tregojne se janë dy klube të cilat kanë shfaqur interesim konkret për sulmuesin shqiptar.


E para qe mund ta beje pjese te sezonit te ri eshte Eintraht Frankfurt në Bundesligë, klub i cila ka si objektiv parësor mbijetesën në elitën e futbollit gjerman, ndërsa promovon vazhdimisht lojtarë të rinj.


Nje tjeter piste eshte edhe skuadra tjetër është ajo e Sporting Gijonit në Spanjë, e cila ka kërkuar informacione mbi huazimin e mundshëm të sulmuesit shqiptar.


Ndërkaq, për Manajn kanë shfaqur interesim edhe disa klube italiane të Serisë B, por futbollisti dëshiron të mos zbresë nga kategoria.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter