Ish-sulmuesi i Interit ka qenë përsëri vendimtar për skuadrën kuqezi, duke e udhëhequr në ndeshjen e fituar 2-0 përballë Nauticos. Përveç golit të dytë, Adriano vuri vulën edhe në golin e parë të shënuar nga Petkoviç.

Me golin e djeshëm, braziliani shkon në kuotën 19, duke marrë vendin e parë në listën e golashënuesve më të mirë në kampionatin brazilian. Por jo vetëm kaq, pasi falë formës së jashtëzakonshme të 27-vjeçarit, tashmë Flamengoja e gjen veten në vendin e dytë, vetëm dy pikë larg San Paolos kryesues, kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi i kampionait.